Jacobson: Votojeni Gjykatën Speciale ose nuk do ta keni përkrahjen e ShBA

Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracy Ann Jacobson, ka përdorur gjuhë të prerë në emisionin “Rubikon”, duke ua kujtuar deputetëve se nëse nuk e votojnë Gjykatën Speciale, Kosova do të pësojë, pasi Këshilli i Sigurimit mund ta krijojë një tribunal për të, raporton KTV.

Jacobson ka potencuar se në këtë rast shteti i saj do të jetë i pafuqishëm për të bllokuar iniciativën e kahershme të Rusisë për këtë çështje, e që, sipas saj, do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën. Ajo ka lutur deputetët që të votojnë amendamentet dhe ligjin sa më parë, pasi Kosova nuk do ta ketë më mbështetjen e SHBA-së.

Jacobson ka shprehur bindjen e saj se deputetët serbë do të kthehen në Kuvend pas javës së ardhshme, konkretisht pas takimit të dy kryeministrave në Bruksel.

Ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësimin e saj për protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita, duke u kërkuar protestuesve që të kenë kujdes imazhin e Kosovës. Duke mos dashur të mbrojë policinë, e as të mbajë anë, Jacobson ka thënë se ka pasur gabime edhe nga policia, por sipas saj, ai që hedh gurin i pari është përgjegjësi kryesor.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit