8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Jahjaga e Mustafa kërkojnë luftimin e grupeve kriminale që po ndihmojnë migrimin

isa jahjaga kabinetiPresidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar nga organet e rendit të luftojnë grupet kriminale që po ndihmojnë qytetarëve e Kosovës të ikin jashtë Kosovës në mënyrë ilegale për në vendet e BE’së.
Lexojeni të plotë njoftimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin, zotëri Isa Mustafa, takuan sonte zëvendëskryeministrin, zotëri Kujtim Shala, ministrin e financave, zotëri Avdullah Hoti, ministrin e infrastrukturës, zotëri Lutfi Zharku, zëvendësministrin e jashtëm, zotëri Petrit Selimi, zëvendësministrin e integrimeve, zotëri Ramadan Ilazi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë në zgjidhjen e çështjes së migrimit ilegal.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, së bashku me bartësit e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, biseduan për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së migrimit ilegal, përmes vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës për politikat e shteteve të BE-së ndaj azilkërkuesve, adresimit të shkaqeve të migrimit ilegal, forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit që do të parandalonte edhe grupet kriminale që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe ndërmarrjes së hapave për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, me ftesë të tyre, gjatë ditës kanë takuar edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të biseduar për bashkëpunimin në çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Më Shumë

Trajneri i Malishevës jep dorëheqje

Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkani, kryetrajneri i Malisheva, Qatip Osmani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para kryesisë së klubit. Sipas komunikatës së klubit,...

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për...

Lajmet e Fundit