7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Jahjaga përshëndet vendimin e NATO-s për FSK-në

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e Aleancës ushtarake Veri-Atlantike për deklarimin e arritjes së kapaciteteve të plota operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në deklaratën e Presidentes thuhet:

Vendimi i NATO-s për të deklaruar arritjet e kapaciteteve të plotë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënon një sukses të ri të kësaj force dhe për përpjekjet e gjithmbarshme të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shtet prosperues dhe për të përmbushur vizionin e një force të qëndrueshme me një të ardhme të qartë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ngërthen në vete synimin tonë për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e Republikës së Kosovës dhe e përgjegjshme për t’iu dalë në ndihmë dhe për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Përkushtimi i palëkundur ndaj misionit të saj për një Kosovë demokratike dhe paqësore e ka renditur FSK-në në mesin e institucioneve më të besueshme të Republikës së Kosovës, sukses ky që u kurorëzua sot me vendimin e NATO-s.

Në këtë ditë të rëndësishme për FSK dhe Republikën e Kosovës, dua të falënderoj posaçërisht për punën e tyre të palodhshme oficerët e FSK-së, NATO-n dhe forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë si dhe Gardën Kombëtare Amerikane për mbikëqyrjen dhe përkrahjen konkrete që i kanë ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të kryer të gjitha detyrat që i ngarkohen asaj. Në një të ardhme të afërt presim që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Në integrimin tonë euroatlantik, FSK-ja do të jetë mekanizëm i rëndësishëm i zbatimit të politikave të emergjencave dhe të sigurisë së vendit tonë dhe i angazhimit dhe kontributit të Republikës së Kosovës në misionet e përbashkëta me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit