9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Jahjaga: T’i shmangim zgjedhjet

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në takimin e sotëm me liderët e partive politike parlamentare u ka bërë thirrje që të ecet më shpejt drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, për të mos e futur vendin në një krizë më të thellë.

Në komunikatën e lëshuar për media nga Zyra e Presidencës është bërë me dije se Jahjaga e ka përsëritur qëndrimin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ka theksuar domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.

“Presidentja Jahjaga theksoi se vonesa në ndërtimin e institucioneve të vendit po e rrezikon angazhimin dhe bashkëpunimin e Kosovës në proceset ndërkombëtare, posaçërisht në fushën e sigurisë dhe po e dëmton partneritetin e saj me faktorin ndërkombëtar në fusha të ndryshme. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar për shkak të pamundësisë që të gjejë zgjidhje për institucionet e saj. Ajo tha se gjetja e shpejtë e një emëruesi të përbashkët nga takimet do të mund të çonte drejt një takimi më të gjerë, të përbashkët, për ta përmbyllur gjithë procesin”, është thënë në komunikatën Presidencës.

Më Shumë

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit