Begaj takoi amerikanët që ndihmuan ndërtimin e ujësjellësit në Drenovc

026Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, fillimisht në zyrën e tij, e më pas edhe në Drenovc, përfaqësuesit e OJQ-së “Jezu Krishti” nga SHBA, çiftin Nelson, të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Drenovc, e ku sot edhe kanë vizituar dhe kanë parë nga afër rregullimin e sistemit të ujësjellësit në këtë fshat.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar këtë organizatë për kontributin e tyre në ndërtimin e ujësjellësit, i cili sot edhe është testuar në fshatin Drenovc, ndërsa banorët e Drenovcit i ka uruar për rregullimin e sistemit të ujësjellësit.

Ish kryetari i Komunës së Malishevës, z.Daut Krasniqi, banor i fshatit Drenovc, i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate, si dhe Komunën e Malishevës, për rregullimin e sistemit të ujësjellësit, duke e cilësuar si projektin më të madh, të realizuar në këtë fshat, për shkak të rëndësisë jetike që ka banorët e fshatit më të madh në Komunën e Malishevës.

Ndërsa çifti Nelson, nga SHBA-të, si përfaqësues të kësaj organizate, shprehën kënaqësinë e tyre, që kanë mundur të kontribuojnë për ndërtimin e ujësjellësit, pasi më parë kanë parë që fshati është përballur në të kaluarën me problemin e ujit për pije.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit