4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Jakup Krasniqi: Ka shqiptarë të ligë që fajësojnë Adem Jasharin për vrasjen e familjes së tij

Sulmuesi nga Afrika e Jugut, Richard Henyekane ka vdekur në një aksident trafiku.

Futbollisti afrikan vdes në aksident trafikuIsh-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook sot rreth deklaratave të fundit nëpër medie nga shumë analistë. Ai shprehet ashpër duke thënë se shpëtimi i Kosovës sipas tyre ishte duke bërë jetën e “dembelëve të Stambolli”.

Lexoni postimin e të Jakup Krasniqit:

Këto dit duke lexuar e dëgjuar gazetarë, opinionistë, analistë, publicistë etj., gati sa nuk mu mbush mendja, se shpëtimi i vendit dhe i kombit tim, na paska pas qenë: duke bërë jetën e “dembelëve te Stambollit”, duke pirë “ujin e zemzemit” në gotat e vogla të “ujit te rrushit” apo duke ua bërë të huajve vetëm “lepe e peqe”, siç thoshte Ali Asllani. Se kështu më lehtë “pushtohet karakteri i fortë i te huajve?! Ndërsa brezat e atdhetarëve kryengritës, që gjithçka që patën, e lënë për liri e atdhe, paskëshin qenë ata që na larguan nga “bota demokratike”?! Pleqtë tanë të urtë kanë thënë: “ Sa të jetosh mëson (dëgjon)”! Mësim i thënçin edhe kësaj që po e dëgjojmë!?

Nuk është çudi, ndër shqiptar dëgjon: që ta akuzojnë edhe Skënderbeun, pse luftoj për Nder, Atdhe e Liri! Ngjan edhe sot nder shqiptarë, që ta akuzojnë edhe Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe jo më pak, por edhe ta “fajësojnë për vrasjen e familjes s tij”?! Hajde babë hajde?! Në ketë bot pa moral, të pa shpirt e të pa kurriz, gjithçka e çka do mund të dëgjosh!

Dikush kërkon, që ne (shqiptarët) të ishim “puthador ndaj më të fortit”, duke harruar se puthadorët nuk e kanë lëkundur askund rrotën e historisë. Me kujtohet një episod në Filmin e Skënderbeut, një bari ia thyen dorën Kastriotit. Po, Kastrioti nuk kërkonte puthadorë, se me ta nuk do ta bënte dot Epokën e lavdishme të tij. Epokën e tij e bëri më njerëzit që i kishin krahët e fortë, që ishin të guximshëm e me integritet.

Skënderbeut e Adem Jasharit, ju duheshin njerëzit me integritet të lartë kombëtar e njerëzor, njerëz që në vështirësi i tregojnë cilësitë e vlerat njerëzore, njerëzit që e bëjnë Lirinë, njerëzit që e bënë Shqipërinë dhe e bënë Kosovën! Pa njerëzit me integritet, nuk e di, a do të kishim shqiptarë, gjuhë shqipe e Shqipëri?!
Apo, ndoshta kishte t drejt. Étienne de La Boétie, para jo m pak se 455 viteve, kur pat thënë: “… kjo është edhe prirja natyrale e pjesës më të paditur të popullit, e cila zakonisht është më e shumtë në numër në qytet. Ajo është gjithë dyshim ndaj atij që ia do të mirën, ndërkohë që është syleshe dhe e përkushtuar ndaj atij që e mashtron”. (SIC)

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit