10.5 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

James Arthur shpreh keqardhje për deklaratat në lidhje me Rita Orën

“Duhet të kisha më shumë konsideratë”, tha James Arthur derisa i ka rënë pishman për deklaratat e tij se lidhja e tij me Rita Orën e shndërroi atë në një të varur nga seksi.

James Arthur ka shprehur pendimin e tij për një deklaratë në autobiografinë e tij më 2017, “Back To The Boy”, që ka të bëj me një lidhje të tij me Rita Orën që e shndërroi atë një një të varur nga seksi.

Fituesi i X Factor më 2012 (33), fillimisht kishte treguar në mënyrë shokuese për lidhjen e tij me këngëtarën kosovare gjatë një “Freestyle” në rap më 2013, dhe pas një romancë të shkurtër ai do të kishte lidhje më shumë gra të tjera.

Por, në një intervistë për The Sun, këngëtari dhe tekstshkruesi e ka pranuar që ai i ka rënë pishman për këto deklarata publike, kryesisht për shkak se ai nuk konsideron se ndihej kështu në atë kohë.

“Ishte bërë në një kohë kur ndodhnin shumë gjëra në të njëjtën kohë. Unë sapo bëra rikthimin dhe ne përpiqemi të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kur kam shikuar pas në disa gjëra të caktuara kurrë nuk do ti bëja apo nuk do i bëja njëjtë”, tha ai.

Në vitin 2017, James kishte folur për aferën e tij me Ritën dhe si ajo kishte ndikuar në jetën e tij, pasi që ai “ishte kthyer në një të varur nga seksi” pas kësaj romance të rrëmujshme.

Ai ka folur edhe për këtë romancë me The Sun dhe për varësinë që bëri që ai të shkoj me qindra gra pasi që Rita e la atë “zemërthyer”.

Pasi foli për lidhjen romantike të tij të parë në një këngë rap më 2013, ai ishte shfaqur më 2016 ku kishte thënë: Unë dhe Rita po shihemi herë pas herë me njëri tjetrin që disa muaj”.

Më vonë ai do të fillonte një betejë me varësisht e tjera tij, përfshirë drogën dhe kumorën ku ai kishte thënë se pasi Rita e la, ai kishte pasur seks me qindra gra derisa pranoi se kishte momente kur kishte bërë seksi me tri gra brenda ditës.

Më Shumë

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë. Sipas burimeve të...

Lajmet e Fundit