James Rodriguez drejt Premierligës

James Rodriguez mund të kalojë te klubi i Premierligës, Everton, gjatë afatit kalimtar të janarit, ku do të ribashkohej me Carlo Ancelottin.

Trajneri i ri i Evertonit, Ancelotti kishte punuar më parë me yllin kolumbian gjatë kohës së tij në Real Madrid dhe pastaj Bayern Munich, ku James ishte i huazuar deri verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori 28-vjeçari qëndroi për dy sezone i huazuar në Bundesligë, por dështoi ta tregojë veten dhe u kthye në Madrid. James, megjithatë, nuk është as në planet e Zinedine Zidane në Bernabeu.

Kjo është arsyeja përse Evertoni ka mundësi të mirë ta sjellë atë në Merseyside, fillimisht si huazim.

James gëzoi marrëdhënie të mira pune me Ancelottin dhe kjo është dëshmi shtesë për një ribashkim të mundshëm të tyre në Everton.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit