10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Janë intervistuar më shumë se 13 dëshmitarë në rastin Pista

ElvisPista14Shpresa Bakija, Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, e cila është ngarkuar për zbardhjen e vrasjes së kandidatit rahovecian për deputet të PDK-së, Elvis Pista, thotë se deri më tash ka intervistuar më shumë se 13 dëshmitarë.

Sipas saj, hetimet janë në rrugë të mirë për identifikimin e vrasësit, që në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha”, në Rahovec vrau Pistën, që ka qenë edhe një nga menaxherët kryesor të PTK-së dhe biznesmen i njohur në rajonin e tij.

“Ka veprime hetimore që kërkojnë kohë dhe të cilat nuk mund të publikohen menjëherë. Kemi shpresë së nga provat e mbledhura deri më tani, jemi në rrugë të sigurt që të identifikojmë kryesin e veprës penale”, tha Bakija.

Ajo thotë se organet e hetuesisë janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e këtij rasti dhe se pas bastisjeve që janë bërë në një shtëpi dhe në shtëpinë e të ndjerit e banesën ku ai ka banuar me qira ka prova dhe indicie që qojnë drejt zbardhjes.

Kryeprokurorja Bakija ndër të tjera tha se është duke u bërë edhe ekzaminimi i gëzhojave te cilat janë gjetur ne vendin e ngjarjes nga te cilat dyshohet se gjeti vdekjen i ndjeri Pista.

Arma që është përdorur në këtë rast ende nuk është gjetur.

“Unë besoj që do ta zbardhim”, tha Kryeprokurorja në fund. /kallxo.com/

Më Shumë

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Siç njofton Dogana e Kosovës,...

Lajmet e Fundit