3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Jaobson vlerëson bashkëpunimin me sistemin prokurorial

Jaobson-Syle HoxhaUshtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Në fillim të takimit, u.d. i Kryeprokurorit falënderoi Ambasadoren Jacobson për ndihmën që vendi i saj e ka dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës. Sipas u.d. të Kryeprokurorit, ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë shumë e rëndësishme në funksionalizimin dhe forcimin e këtij sistemi. Ai po ashtu, ka kërkuar që mbështetja dhe bashkëpunimi në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit, u.d. i Kryeprokurorit Hoxha ka njoftuar Ambasadoren Jacobson për punën e sistemit prokurorial, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe krimit në përgjithësi dhe në të njëjtën kohe ka kërkuar ndihmën amerikane ashtu që lufta kundër këtyre dukurive të jetë sa më efikase.

Në anën tjetër, Ambasadorja Jaobson ka vlerësuar shumë bashkëpunimin me sistemin prokurorial, në veçanti, por edhe me tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë, si dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes për sistemin prokurorial edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Kastrati ka vizituar disa familje të dëmtuara nga vërshimet në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, ka vizituar nga afër disa familje...

Nga janari i këtij viti, Komuna e Rahovecit jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro. Nga 500 sa ishte më parë, Latifi...

Lajmet e Fundit