10.9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Java e ardhshme, e ftohtë dhe me borë?

BoraNjë ciklon polar me masa të ftohta ajrore ka filluar të depërtojë në Evropën qendrore. Nesër pritet që ky ciklon të zbresë edhe mbi detin Tiren në Itali.
“Ky ciklon po sjell mot të ftohtë mbi pjesë të Evropës qendrore, e në disa pjesë edhe të reshura bore në zona me lartësi mbi 500 metra”, ka thënë meteorologu Mendim Rugova.

Gjatë ditës së shtunë, sipas tij, cikloni do zhvendoset mbi Gadishullin Apenin, duke sjellë të reshura shiu, e në Italinë veriore edhe të reshura bore. Ndërkaq, mbi vendin tonë për fundjavë do të sjellë sërish vranësira dhe të reshura të reja shiu.

“Gjatë ditës së hënë dhe së martë, cikloni do kalojë përgjatë jugut të rajonit tonë, duke hapur rrugë për masa të ftohta ajrore nga verilindja që të depërtojë mbi vendin tonë. Gjatë mbrëmjes, të hënën dhe të martën ka mundësi për të reshura bore edhe në ultësira”, ka thënë Rugova. Sipas tij, nga e hëna pritet edhe rënie e temperaturave nën 0 C.

Natyrisht, prognoza apo parashikimi i motit është vështirë i parashikueshëm dhe për këtë arsye quhet prognozë, veçmas kur flitet për motin në afat më të gjatë, madje edhe prej disa ditësh. /Koha/

Më Shumë

Pensionohet gjyqtarja Raima Elezi

Është pensionuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Raima Elezi. Kryetarja e gjykatës,  Shpresa Emra, e ka falënderuar gjyqtaren Raima Elezi, për kontributin dhe angazhimin...

Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka mohon akuzat, pretendimet për sulm e kanosje i quan fushatë shpifëse

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ministri i MZHR-së, Fikrim Damka përmes një deklarate publike ka mohuar kryerjen e ndonjë vepre...

Lajmet e Fundit