15.8 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Java që vjen, përcaktuese për Qeverinë e ardhshme

Enver Hasani-gjykata kushtetueseAnalistët vlerësojnë se blloku opozitar LDK-AAK-NISMA nuk kanë ndonjë ndarje të madhe konceptuale ndërmjet tyre. Megjithatë, një dallim i tillë po vërehet në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Adriatik Kelmendi mendon se nuk sheh ndonjë zbehje të bllokut opozitar.

“Me aq sa shihet nga jashtë, ata janë duke mbajtur takime të rregullta për të koordinuar pozicionimin, programin dhe strukturën. Për sa më shumë hollësi të merren vesh tash, do të ndikojë që ta kenë më të harmonizuar edhe qeverisjen që presin ta kenë të përbashkët”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.

Ai ka shtuar që gjithashtu duhet pasur parasysh faktin se blloku opozitar ka vetëm tre javë prej kur ato kishin bërë fushatë edhe kundër njëra tjetrës, që për pasojë mund të paraqesë edhe vështirësi.

“Natyrisht, edhe hapat procedural të KQZ-së, si dhe adresimi në Gjykatë Kushtetuese nga presidentja Jahjaga për caktimin e mandatarit, bëjnë që të krijohet një situatë pritjeje e pashmangshme. Tash pritet se a do të gjendet edhe gjuhë e përbashkët me Lëvizjen ‘Vetëvendosje!’ që edhe ajo të jetë pjesë e qeverisë, ose vetëm përkrahëse e formimit të qeverisë nga ish-opozita”, ka thënë Kelmendi.

Sidoqoftë, sipas tij, një dinamikë më të zhvilluar duhet pritur javën që vjen, meqë atëherë do të duhej të certifikoheshin rezultatet e zgjedhjeve si dhe të vijë përgjigja nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq sipas Armend Mujës, marrëveshja është nënshkruar për të absorbuar shokun që pësuan partitë opozitare pas humbjes në zgjedhje, për të kamufluar llogaridhënien e performancës së keqe në zgjedhje, si dhe si reaksion impulsiv i LDK-së dhe AAK-së për të pamundësuar PDK-në që të gëzoj fuqinë negociuese.

“Në esencë marrëveshja e disa partive opozitare ishte e shkurtër në kohë. Kjo marrëveshje është duke u zbehur ngase i mungonin parimet e përbashkëta që nga fillimi. Janë disa probleme që e parandalojnë një ecje të rrjedhshme të kësaj marrëveshje: mungesa e numrave të mjaftueshëm, paqartësitë kushtetuese, mungesa e mbështetjes nga faktori ndërkombëtar, si dhe kundërshtimet brendapartiake”, ka vlerësuar Muja për Telegrafin.

Më Shumë

Bashkimi dominon derbin dhe vazhdon rrugën drejt titullit

Bashkimi ka mundur Prishtinën në derbin e javës së 16-të të Superliga Femrat me rezultat 60:84 (13:21, 11:24, 17:21, 15:18). Çereku i parë i ndeshjes...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes në Duhël

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël. Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe...

Lajmet e Fundit