15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Jenuzi: Jam në kërkim të emrit për drejtor të Arsimit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, premton se shumë shpejtë do të emërojë drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit.

“Jemi në kërkim e sipër, do të shohim”, thotë ai për Koha Ditore.

Muajin e kaluar, Jenuzi pati liruar nga detyra drejtorin komunal të Arsimit, Hajri Ramadani, i cili ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me vendim të plotfuqishëm të organeve të gjyqësorit të Kosovës.

Një vendim të tillë, i pari i Dragashit e kishte marrë pasi që kishte pranuar një shkresë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me anë së cilës njoftohej për nevojën e ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Ramadanit, që vërtetonte dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Jenuzi ka vendosur që Drejtoria e Arsimit në këtë komunë përkohësisht të udhëhiqet nga drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Tafil Krasniqi.

Më Shumë

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit