5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Jep dorëheqje kancelari austriak

Kancelari i Austrisë, Werner Faymanni, ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë si udhëheqës i koalicionit qeverisës të partive të qendrës, por edhe nga drejtimi i Partisë Social-Demokratike (SPO).

Faymanni ka qenë nën presion nga sindikatat tregtare dhe krahu i të rinjve të SPO-së, për shkak të qëndrimit të tij të ashpër mbi ligjet e azilit, si dhe për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet presidenciale të dy javëve më parë.

“Të kesh shumicën në parti nuk mjafton”, ka thënë zëdhënësja e SPO-së duke cituar Faymann, gjatë një konference për mediet të zhvilluar me urgjencë.

Faymanni ka ardhur në pushtet në vitin 2008, por nisi të përballej me kritika të ashpra brenda partisë së tij, që kur ekstremi i djathtë fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Sipas tij, Austria ka nevojë për një kancelar që të ketë mbështetjen e plotë të partisë së tij. Ndaj dhe i bëri thirrje qeverisë ta nisë nga e para.

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Lajmet e Fundit