7.6 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Jetë sa malet…

Hajdar Mallaku 
(Në 85-vjetorin e lindjes të I. Kadaresë) 
  
Le të mërrim jetë nga jeta e maleve
E ta z-gj-a-t-i-m jetën Tuaj
Që të jetosh gjatë bashkë me to.
(Për se mendohen këto male, e di ky popull
Me plis krenar mbi kokë e pushkë të gjatë në sup).
Urime për Ty që perandoritë e vdekura i trazove
Dhe eshtrat e helmuar të dinosaurëve
Ua ngarkove në qerret e theqafjeve;
Për Ty që i more nga guri kronikat e vendlindjes
Dhe me magjepsje e bëre të kamur spektrin e rruzullimit;
Për Ty që nga të gjitha kalatë e atdheut

Ndërtove një kala të vetme, kalanë Shqipëri;
Për Ty që pallatin ku tireshin ëndrrat e pashallarëve të kuq,
(Si bashkat e gjysheve që tireshin në furkat e mërdhezura),
E ngjyrose me ngjyrë gri që një ditë të tretet:
-Jetën ua bëre ankth dhe gjumin ua bëre fi;
Për Ty që nga shtatë palë tokë i nxore mitet
Dhe i shprishe për shijen botërore;
Për Ty që Doruntinën e përmalluar e merr për dore,
E nxjerr nga balada dhe në një imazh të ri,
(Hijen e saj ia duan dhe atje)
E kthen nga Parisi me bekim dhe besë në atdhe;
Për Ty që në supe mban spaleta gjenerali
Dhe ndalesh në stacionin e fundit (Shqipëri)-poezi;
Për Ty, o i madhërishëm, që njërin krah ia qet Skënderbeut
E tjetrin Shën Terezës dhe me këtë pasaportë sublime
Na shetit krenar anekënd botës.
Po, o zoti Kadare. Ka- do- re që na sjellin begati në atdhe.

Më Shumë

Nga ora 16:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të...

Shfaqja ‘Krejona’ jepet sonte në Teatrin e Prizrenit ‘Bekim Fehmiu’

Shfaqja “KREJONA” me tekst dhe regji të Kaltrim Balaj do të jepet sonte në teatrin e qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, shkruan KultPlus. Kjo shfaqje...

Lajmet e Fundit