Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Vlashnje të Prizrenit, Jetullah Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai është shprehur i pakënaqur me procedurën e emërimit të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
“Si pasoje e parregullsive të shumta dhe shkeljes së të gjitha procedurave për emërimin e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit, jam i detyruar që të jap dorëheqje të parevokueshëm nga funksioni i kryetarit të Nëndegës së PDK-së në Vlashnje”, tha Krasniqi.
Sipas tij, Dega e PDK-së në Prizren nuk ka përfillur propozimin e Nëndegës në Vlashnje dhe Muradem, që ai të jetë në listën zgjedhore. “Haptas është shfaq një mospërfillje e propozimit të Nëndegës në Vlashnje dhe Muradem, që unë të jem në listën e kandidatëve për Asamble”, tha Krasniqi.
Sipas tij, kjo mospërfillje nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç se e qëllimshme dhe tendencioze. “Kjo mospërfillje është e qëllimshme dhe tendencioze ndaj meje personalisht, por edhe mospërfillje e plotë e vullnetit të anëtarësisë së nëndegëve të PDK-së Vlashnje dhe Muradem. Kjo vërteton edhe njëherë se në kuadër të Degës së PDK-së në Prizren mungon demokracia e brendshme dhe trajtimi i barabarte apo aq me pak vlerësimi profesional dhe intelektual i kuadrove që duhet të jenë pjesë e partisë. Pra, u vërtetua gjithashtu se këtu veprohet nën euforinë e mbrojtjes se interesave të ngushta personale apo të grupeve të ndryshme të interesit”, tha Krasniqi.
Ai ndjen keqardhje për qytetarët e Prizrenit, që edhe për një kohë do të vuaj nga pasojat e dëmshme politike.
“ Me vjen keq që sic duket shoqëria jonë do t`i vuaj edhe për një kohë të gjatë pasojat e këtyre instalimeve të dëmshme politike”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/