14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Jorginho: Nuk më interesonin ndeshjet e Kupës së Botës

Mesfushori i Italisë, Jorginho, ka thënë se nuk ishte i interesuar për t’i ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror, që mbaroi dy ditë më parë në Katar.

Jorginho së bashku me kombëtaren e Italisë e fituan Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, madje braziliano-italiani ishte shpallur lojtari më i mirë në atë kompeticion.

Megjithatë, pas nëntë muajsh ata befasuan, duke mos arritur të kualifikohen në Kupën e Botës.

Italia kishte përfunduar në vendin e dytë, nën Zvicrën në grupin kualifikues, me Jorginho-n humbi dy penallti në dy ndeshje kundër zviceranëve.

Ndoshta, edhe për këtë arsye, ai nuk ishte i interesuar të shikonte ndeshjet e Kupës së Botës.

 

“Ishte shumë e vështirë që nuk u kualifikuam, veçanërisht në fillim. Nuk doja të shikoja ndeshjet”, tha ai për “Sky Sport Italia”.

“Unë shkova në një udhëtim me familjen time. Kam parë vetëm disa ndeshje të miqve të mi, por nuk e dija as orën e fillimit”, shoti mesfushori i Chelsea-t.

“Nuk doja të shikoja, nuk isha i interesuar”, tha mesfushori i Chelsea-t, Jorginho.

Kujtojmë që Jorginho iu bashkua Chelsea-t nga Napoli në një marrëveshje prej 57 milionë euro në 2018 dhe deri më tani e ka fituar nga një herë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës me skuadrën londineze.

Ylli i i të karltërve sot (20 dhjetor) mbush 31 vjeç. Ai bëri debutimin e tij në Itali në mars 2016 dhe ka shënuar pesë gola në 46 paraqitje ndërkombëtare.

/Albanianpost.com

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit