Juve planifikon transferimin e Ramagnolit dhe rikthimin e Pogbas

Pas largimit të Merih Demiral dhe Cristian Romero, në shtëpinë e Juves kanë nisur punën për të gjetur një mbrojtës në merkaton e janarit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po monitorojnë me kujdes situatën e Alessio Ramagnoli. Lojtari dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Milan por palët për momentin janë larg, ka një diferencë të madhe mes kërkesës së lojtarit dhe asaj që mund ti ofrojë Maldini. Në mes mund të futet Juve me një ofertë që i afrohet kërkesës së mbrojtësit.

Në të njëjtën kohë, Juve po monitoron me kujdes edhe situatën që po kalon Paul Pogba. Nga Anglia vijojnë të insistojnë se Pogba do të largohet nga Manchester United, në fund të sezonit është e sigurt, por “djajtë e kuq” kanë vendosur ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juve po punon të bind lojtarin që të rikthehet në Torino në fund të sezonit, pra të transferohet falas. Në çdo rast paga e tij është një pengesë jo e vogël pasi përfiton 14 milionë euro në sezon, plus bonuse. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Pogba është i gatshëm të ul pagën e tij me 3 milionë euro, po sigurisht kusht mbetet prezenca në Ligën e Kampionëve.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit