7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Juventus “parakalon” Realin për Haaland

Juventus bëri një “gafë” në merkaton e janarit. Bardhezinjtë ndiqnin prej kohësh Erling Haaland dhe ishin në garë për shërbimet e bomberit norvegjez. Megjithatë, Borussia Dortmund veproi më shpejt, bindi agjentin Raiola dhe vetë lojtarin, dhe transferoi 19-vjeçarin në Signal Iduna Park.

Haaland është përshtatur për mrekulli me verdhezinjtë gjermanë dhe këtë sezon numëron 40 gola të shënuar mes Salzburg dhe Dortmund. Goleadori viking ka një klauzolë largimi prej 75 milion eurosh, por kjo shumë do të aktivizohet në verën e vitit 2022.

Real Madrid dhe Juventus po garojnë fort për shërbimet e tij. Klubi spanjoll ka ofruar 70 milion euro, teksa bardhezinjtë ndodhen një hap para. Portugezja A Bola raporton se kampionët e Italisë e kanë tejkaluar këtë ofertë, edhe pse shuma nuk bëhet e ditur.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Lajmet e Fundit