Ka humbur një djalë nga Guriqi i Malishevës

Ka humbur një person nga fshati Guriq i Komunës së Malishevës, raporton PrizrenPress.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, ai ka shkuar të mërkurën në punë dhe më nuk është kthyer në shtëpi.

“Fsh. Guriq, Malishevë 26.08.2020-16:00. Ankuesi mashkull kosovar me datën 27.08.2020 ka njoftuar se djalli i tij me datën 26.08.2020 kishte shkuar në punë në Fushë Kosovë dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit viktima është me terapi mjekësore për shkak të depresionit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport 24 orësh të PK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit