Berisha priti në takim pune komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Savas Yanar

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim pune, Komandantin e Këshillit Turk në Kosovë të KFOR-it, Kolonel, Savas Yanar , Komandantin e Njësisë së Bashkëpunimit Civilo –Ushtark,(SAI), nënkolonelin, Behlül Bulut, Dr. Mehmet Ülker, drejtor i Institutit Junus Emre në Kosovë, Hüseyin Güngör -Koordinator për arsim dhe lektorim si dhe Filiz Pasoma Muzaqi-sekretare e Institutit.

Nënkryetari  Berisha “Njoftoi palët përfaqësuese me zhvillimet në Komunën e Malishevës, që nga përpjekjet për çlirim dhe liri, pas luftës çlirimtare e tash në investimet kapitale, si në infrastrukturën  rrugore, kanalizime, ujësjellës, ndërtimin e shkollave, institucionet shëndetësore, në zhvillim të bujqësisë, mjedisit, investim në kapacitet njerëzore, të rinia dhe studentët, në kulturë dhe sport, ku vazhdoi të njoftoi edhe për bashkëpunime me organizatat e institucionet ndërkombëtare, ku do veçuar, bashkëpunimin me komunat Turke, në shumë  sektorë që kanë shprehur gatishmërinë për investime e sidomos, në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, mirëpo pas shfaqjes së pandemisë së COVID-19, sikur kanë ngecur së realizuar disa nga projektet për këtë vit, por ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen me qëllimin  e vetëm  krijimin  e kushteve sa më të mira për qytetarëve tanë”, përfundoi Berisha.

Nga pala tjetër, Komandantin i Këshillit Turk në Kosovë të KFOR-it, Kolonel, Savas Yanar, tha: ”Jam i lumtur dhe ndihem i përgjegjshëm, unë dhe bashkëpunëtoret e m’i, që sot jemi në komunën tuaj, jemi për ta thelluar bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, por edhe në sektorë të tjerë e sidomos, sot kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19 duhet të bashkohemi edhe më shumë, ne  jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë me projekte të cilat rrisin mirëqenien socio- ekonomike të qytetarëve”. E në vazhdim dhanë kontributin e tyre  edhe  Komandanti i Njësisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (SAI), Nënkoloneli Behlül Bulut, Dr. Mehmet Ülker – drejtor i Institutit Junus Emre në Kosovë, Hüseyin Güngör -Koordinator për arsim dhe lektor, Filiz Pasoma Muzaqi-sekretare e Institutit, ku konkretisht theksuan, se janë  të gatshëm të investojnë në sektorin e tekstilit.

Në këtë takim ishte, Nazmi Zogaj, drejtor në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, dhe  udhëheqësi i Bashkësia Islame të Malishevës, Sead Paçarizi, ku falënderuan për bashkëpunim dhe u zotuan për  vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e këtij përfaqësimi institucional.

Në fund të takimit, u ftuan udhëheqësit komunal, që ta realizojnë një vizitë pune  të KFOR-i Turk.

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit