2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Liderët kosovarë t’i vizitojnë kampet e Hungarisë

RefugjatNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka kritikuar edhe një herë vlerësimin që po e bëjnë zyrtarët e lartë rreth “imazhit të refugjatit të Kosovës që po e dëmton procesin e liberalizimit të vizave për vendin”.
“Të thuash se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Evropë sepse po dëmtohet procesi I liberalizimit të vizave (për turizëm), pa e kuptuar në thelb arsyen se përse njerëzit rrezikojnë e nisen për në burgje të shteteve ku trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Nuk e di, nganjiherë po mendoj se nuk mund të shkojë më poshtë mendimi njerëzor e politik”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook,transmeton Telegrafi.

Sipas tij, duke e ditur nivelin e korrupsionit, nepotizmin, shitjen dhe kujdesin për imazhin, nuk e kupton se si ende mund të flasin këso gjërash. “Turp! Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar nënkryetari i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, njohësi i politikave evropiane, Shenoll Muharremi ka theksuar se dikush duhet t’u dalë zot bashkëqytetarëve që janë bllokuar nëpër kampet hungareze.

“Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i dëshiroj rrugëtime të mira, por a e konsideron ai se është urgjente të vizitojë kampet me qytetarët tanë që gjenden në Hungari”, ka shkruar Muharremi, në Twiter.

Gjithashtu, Muharremi i ka cilësuar si fjalë pa ndikim deklaratat e presidentes Atifete Jahjaga, e cila kishte vlerësuar se ikja e qytetarëve nga Kosova është një fenomen që ka përfunduar.

“Adresimi i duhur i situatës në kampet hungareze përcakton liberalizimin e vizave për Kosovën. Migrimi ilegal, riatdhesimi, riintegrimi janë tema kyçe gjatë procesit të integrimeve evropiane”, ka theksuar Muharremi.

Më Shumë

Superliga e basketbollit vjen sot me dy duele interesante

Superliga e Kosovës në basketboll, vjen sot me dy ndeshje e fundit të javës së 10-të.Kryendeshja luhet në Suharekë mes Golden Eagle Yllit dhe...

OJQ “ Profesionistët e Lirë për Kosovën” dhe Oda Afrikë -Ballkan, me marrëveshje bashkëpunimi

Organizata Joqeveritare “ Profesionistët e Lirë për Kosovën” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Afrikë – Ballkan. Kryetari i OJQ-së “ Profesionistët e Lirë...

Lajmet e Fundit