6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Ka vdekur mjeshtri i përkthimit, Petro Zheji

Petro ZhejiËshtë ndarë nga jeta kryemjeshtri i përkthimit dhe figura e njohur e linguistikës shqiptare, Petro Zheji në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Poliglot që e njihte me themel shqipen dhe filozofinë e saj, njihte dhjetë gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën italiane, frënge, angleze, spanjolle, gjermane, ruse, hebraishten, sanskritishten e vjetër, greqishtën e vjetër dhe latinishten.

Ringjalla ” Tolstoit,”, ”Obllomovin ” i Goncarovit, (nga rusishtja), ”Vitet e zemërimt” të Shtajnbekut, (nga anglishtja), ”Zoti President “ dhe “Papën jeshil” të Asturiasit (nga spanjishtja), janë disa nga veprat e përkthyera prej filozofit dhe eruditit Petro Zheji, por pa harruar vëllimin e dytë të “Don Kishotit”, nga spanjishtja.

Një vit më parë në Panairin e Librit, Petro Zheji, u vlerësuar me çmimin e mirënjohjes, çmim që u tërhoq nga djali i tij, publicisti Artur Zheji. Petro Zheji realizoi pas një pune të thellë dhe të pandërprerë studimin e tij me dy vëllime “ Shqipja dhe Sanskritishtja”, në dy vëllime.

I lindur në Gjirokastër më 16 tetor 1929, Petro Zheji ka qenë arsimtar, përkthyes i sprovuar dhe gjuhëtar me erudicion. Vëllai i tij, Gjergj Zheji ka qenë një personalitet me peshën e vet në fushën e letrave.

Më Shumë

Grabitje me armë në Rahovec, viktima ndalohet nga persona të maskuar

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit