Begaj takoi kryetarin e Halmstadit në Suedi

Begaj-Carl Fredrik GrafNjë delegacion i Komunës së Malishevës, i prirë nga kryetari Begaj dhe disa drejtor komunal, po qëndrojnë Halmstad të Suedisë. Në kudër të vizitës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është takuar me kryetarin e Halmstadit, Carl Fredrik Graf, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për integrimin e kosovarëve në institucionet suedeze.

Begaj dhe Graf, kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë mes Malishevës dhe Hamstaldit, në të gjitha sferat e mundshme të bashkëpunimit.

Delegacioni nga Malisheva, po qëndron në Suedi, me ftesë të shoqatave shqiptare në Suedi, me rastin e shënimit të tridhjetë vjetorit të shkollës shqipe në Suedi, e ku mësues i parë ka qenë veprimtari nga Malisheva, Nuhi Mazreku, ku me këtë rast, kryetari Begaj, i dha dhënë edhe një mirënjohje, me emblemën e Komunës së Malishevës, për kontributin e tij në diasporë.

Po ashtu mbrëmë, delegacioni nga Malisheva, mori pjesë në tubimin, me program kulturo-artistik, me rastin e 30 vjetorit të shkollës së par në gjuhën shqipe në Halmstad, ku mësuesi i parë ishte Nuhi A. Mazreku nga Malisheva, e që atë shkollë e filloi me dy nxënës, ndërsa sot në këtë shkollë ndjekin mësimin në gjuhen shqipe 270 nxënës. Kjo është meritë bashkëvendasit tonë Nuhi Mazrekut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit