16 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Kabashi premton se do të luftojë korrupsionin

LuliKandidati  i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është takuar me strukturat të partisë në fshatin Velezhë dhe Shpenadijë, si dhe me banorët e disa fshatrave të Hasit. Kabashi në këto dy vende është shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së AAK-së në Prizren,Fatmir Kastrati.

Kandidati Kabashi  në këtë takim ka prezantuar programin e tij qeverisës. Ai u premtoi  banorëve të këtyre fshatrave  se të gjitha kërkesat e tyre do të përfshihen në programin e tij.Kabashi po ashtu premtoi se nëse do t’I  fitojë zgjedhjet,  do të luftojë korrupsionin që është instaluar në Komunën e Prizrenit.

Kabashi, me bashkëpunëtorët e tij, një takim të tillë e  ka mbajtur edhe me qytetarë të fshatit Lubizhdë e Hasit, Dedaj, dhe  Bregu i Drinit.
Kabashi, gjatë këtyre takimeve premtoi  se rregullimi i infrastrukturës rrugore në përgjithësi, rrjetit të kanalizimit, ujit të pijes, sistemit të ujijtjes por edhe ndërtimi i urës, investimet në sektorin e shëndetësisë, si dhe mirëmbajtja dhe investimi në shtratin e Drinit të Bardhë, do të rregullohen brenda mandatit të ardhshëm katër vjeçar.” Këto janë kërkesa elementare, që deri më tash është dashur të jenë të zgjidhura”, tha Kabashi.

Ai premtoi se në programin e tij qeverisës, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit ekonomik, i cili do të realizohet përmes katër shtyllave kryesore: funksionalizimit të zonave industriale, investimeve në sektorin e bujqësisë, rregullimit të çështjes së ndihmave sociale, ku parashihet punësimi i të paktën një personi për secilën familje në komunën e Prizrenit, dhe si shtyllë tjetër të rëndësishme për zhvillimin ekonomik përmendi edhe ndërtimtarinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rruga Gorozhup–Pogaj, bashkon Hasin

Nga: Mr.Sc Shaban Osmanollaj – Has Ndërtimi i rrugës që lidh Gorozhupin e Hasit të Kosovës me Pogajn e Hasit të Shqipërisë nuk është vetëm...

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

Lajmet e Fundit