9.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kadare merr “Çmimin e Jerusalemit” për vitin 2015

IsmailKadare6-30Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për 2015-n, i cili në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, muajin tjeter, do t’i dorëzohet nga kryetari i komunës, Nir Barkat.

Sipas gazetës Haaretz, transmeton Respublika, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij. Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jerusalemit:

“Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji… Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale”.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit