8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kadri Veseli: Në balotazh do ta fitojmë Prizrenin

Nga procesi zgjedhor i cili është zhvilluar të dielën në Kosovë, Partia e Demokratike e Kosovës (PDK) prej shtatë qendrave më të mëdha në vend ka dalë si partia e parë në tri prej tyre, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se janë të sigurt se në balotazh do të fitojnë në këto tri komuna. Ai ka deklaruar se askush nuk duhet të jetë i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Këto komente Veseli i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është caktuar mbledhja e seancës së radhës, e cila do të mbahet të mërkurën ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit për vitin 2017. “Kemi prirë bukur dukshëm në komunat më të mira të Republikës së Kosovës ose në tri nga shtatë komunat më të mëdha jemi e vetmja parti që jemi fuqishëm përpara, Jemi të sigurt se do të fitojmë me besimin e qytetarëve gjithmonë, për arsye se platforma jonë programore është e orientuar drejt përmirësimit të jetës se qytetarëve dhe në të njëjtën kohë e fuqizimit të atyre qyteteve”, ka deklaruar Veseli.
Me procesin zgjedhor të mbajtur më 22 tetor, Veseli ka theksuar se ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fituar Kosova. “Besoj se më 22 tetor ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fitua Kosova. Kemi quar një sinjal tepër të mirë, në rend të parë në procesin i cili ka qenë i jashtëzakonshëm dhe aspekti dytë është orientimi perëndimor. Kosova i ka dhënë vulë orientimit të vet perëndimor. Të gjithë jemi të kënaqur”, ka theksuar Veseli.

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit