10.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Kandidat i AKR-së, Afrim Tejeci, shpalosë ofertën për Prizrenin

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prizrenit, Afrim Tejeci, tregon se ka një program zhvillimor-ekonomik për qytetarët nëse e merr besimin e tyre në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Ne si AKR, kemi program dhe vizion për avancimin e shërbimeve komunale dhe urbane ne nivel komunal, e në veçanti këtu ne qytetin dhe komunën e Prizrenit”, tha Tejeci.

“Kemi oferta më profesionale që do t’ju ofrojmë qytetarëve të Prizrenit, për një zhvillim më të mirë, ne lëmin e trafikut, urbanizmit dhe shërbimeve komunale, ashtu si e meriton qytetari i Prizrenit”, tregon ai.

“Garantojmë barazi, njësoj për të gjithë qytetaret, drejtësi dhe mbi të gjitha udhëheqje pa korrupsion dhe transparente”.

“Do të krijojmë kushte optimale për thithjen e investimeve, sidomos atyre nga jashtë, të cilat janë kruciale për një zhvillim ekonomik dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Investimet do të bëhen aty ku janë më të nevojshme, duke mënjanuar ndikimet e lagjeve, ato klanore dhe interesat partiake”.

“Qeverisja jonë do të bëjë përpjekje gjithnjë që komuna e Prizrenit të ketë një ekonomi të qëndrueshme ,gjithnjë me synimin që të zvogëlohet papunësia, të rriten kapacitetet prodhuese ,të përkrahen ndërmarrjet ekzistuese dhe të stimulohen investitorët ,qoftë vendas ,të huaj, apo bashkëkombësve tanë të diasporë”.

“Do të ofrojmë siguri të plotë në investimet e tyre, duke siguruar informacione të plota lidhur me kapacitetet dhe resurset ekonomike të komunës duke përfshirë këtu në radhë të parë kapacitetet njerëzore kadrovike, burimet tjera fushave profesionale duke u përshtat kërkesave të investitorit”.

“Funksionalizimin e zonave industriale duke ,angazhuar shoqatat e bizneseve do të jene aktive dhe ne grup vendimmarrës për ndarjen e këtyre parcelave”.

“Të ketë manifestime promovuese ku në fokus do të jetë promovimi i produkteve bujqësore ,veçanërisht të atyre kulturave qe janë me përfaqësuese për bujqit e komunës së Prizrenit”

“Interes tjetër i qeverisjes komunale mbetet edhe menagjimi i mirë i ndërmarrjeve të vogla të cilët nuk arrijnë që të gjenerojnë të ardhura të mëdha” .

“Këto ndërmarrjeve nga komuna do të kenë mbështetje këshilluese nga profesionist që do t’i angazhojë komuna , trajnime vizita të herëpashershme me qëllim informimi mbi gjendjen e tyre për të parë progresin ose regresin e tyre, dhe në bazë të atyre informatave të shikohet mundësitë e ndërhyrjes”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi nuk ia doli as në Mitrovicë – Trepça vetëm një fitore larg titullit

Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14). Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër...

Konflikt i armatosur në Brod të Dragashit – një person arrestohet për posedim të armës

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 13 majit 2025, rreth orës 23:40, në fshatin Brod të Dragashit, ku pas një konflikti...

Lajmet e Fundit