6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Kandidaturat për çmimet Oscar

Oscar-trofeuHolliwoodi shpalli sot kandidatët për çmimet Oscar, me një përzjerje të dramës, komedisë dhe biografive historike që dominuan listën.

Dy filma kryesojnë, secili me nëntë kandidatura, përfshi atë për filmin më të mire. Satira “Birdman” që tregon historinë e një aktori që përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij në Broadway, ndërsa komedia “The Grand Budapest Hotel”, rrëfen historinë e një portieri evropian që kërkohet për vrasje ndërkohë që përpiqet të provojë se është i pafajshëm.

Dy filmat e tjerë kandidat janë drama biografike britanike, “The Theory of Everything” dhe “The Imitation Game”, që portretizon jetët e shkencëtarëve Stephen Hawking dhe Alan Turing.

Kandidat tjetër për filmin më të mirë është “Selma”, një dramë e të drejtave civile amerikane; “American Sniper”, “Whiplash”, dhe “Boyhood”.

Kritikët thonë se “Boyhood” mund të marr çmimin si filmi më i mire. Ai ka fituar tashmë garën për “Globin e Artë”.

Kandidaturat për aktorin më të mirë shkuan për Bradley Cooper në “American Sniper”, Steve Carell në “Foxcatcher”, Benedict Cumberbatch në “The Imitation Game”, Michael Keaton në “Birdman” dhe Eddie Redmayne në “The Theory of Everything”.

Kandidaturat për aktoren më të mire shkuan për Marion Cotillard në filmin “Two Days”, “One Night”, Felicity Jones në The “Theory of Everything”, Julianne Moore në S”till Alice”, Rosamund Pike në “Gone Girl” dhe Reese Witherspoon në “Wild”.

Çmimet e Akademisë do të transmetohen më 22 shkurt në Hollivud.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT). Në fillim të takimit, Kryeprokurori Kryeziu shprehu...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit