13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malaziasit do t’i njohim me Kushtetutë

Hashim Thaci14-24Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka bërë me dije se Kosova së shpejti do të ndryshojë Kushtetutën dhe do t’ua njohë malaziasve statusin e pakicës kombëtare.

“Do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese. Me këto ndryshime edhe malaziasit do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, duke marrë pjesë në zgjedhje. Me këtë, ndoshta do të sigurojnë edhe vend në Kuvend të Kosovës dhe të kenë përfaqësues edhe në Qeveri. Në këtë drejtim ekziston dëshira ime personale dhe këto ide do të kenë mbështetjen time”, ka thënë Thaçi në emisionin “U centar” të Radio Televizionit të Malit të Zi (RTGC), përcjell Indeksonline.

Thaçi ka vlerësuar se marrëdhëniet e Kosovës dhe Malit të Zi tradicionalisht janë të mira dhe se të dy shtetet gjithmonë kanë jetuar në fqinjësi të mirë dhe këtë e kanë përcjellë me gjenerata.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Edhe liderët e Malit të Zi edhe ata të Kosovës vazhdimisht kanë investuar në këto raporte, të cilat sot vlerësohen edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Ne si dy vende nuk e kemi asnjë çështje të hapur, por ekzistojnë disa që gradualisht po zgjidhen, në mënyrë që sa më shpejt të anëtarësohemi në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit