12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“Kangë e Defa” sërish në DokuFest

Sot u mbajt konferenca e pestë në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

Në konferencë morrën pjesë: Amir Vitija – regjisor i filmit “Të Pafajshmit”, Marko Grba Singh – regjisor i filmit “Abdul and Hamza”, Fatime Kosumi – regjisore e filmit “Kangë e Defa”, dhe Kristof Bilsen – regjisor i filmit “Elephant’s Dream”.

“Ne udhëtuam në Kosovë për të gjetur dhe xhiruar këngët e vjetra popullore që ende kultivohen dhe ia dedikojmë këtë film në shenjë respekti të gjitha grave të vendit tonë, të cilat kryesisht i këndojnë këto kangë në manifestime të ndryshme familjare”, tha Fatime Kosumi, teksa po fliste për filmin e saj dhe të regjisorit Vincent Moon “Kangë e Defa”, premiera e të cilit ishte në DokuFest dhe shfaqet edhe sonte në Kino Lum. /PrizrenPress.com/

Dokufest-enjete-programi

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Lajmet e Fundit