Katër kandidatë kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Në garë janë: Afrim Avdaj, Narqize Arënliu Hoxhaj, Sami Ahmetaj dhe Osman Hajdari.
Prezantimi i kandidatëve dhe intervistimi i tyre do të mbahet më 6 gusht 2025 (e mërkurë), në ora 11:00, në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1864936647396265
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Afrim Avdaj është një emër i njohur në menaxhimin shëndetësor në Prizren, pasi më herët ka shërbyer si drejtor i këtij spitali.
Në po të njëjtën pozitë ka qenë edhe Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila gjithashtu garon për t’u rikthyer në krye të institucionit spitalor.
Ndërkaq, Osman Hajdari, një tjetër kandidat në këtë garë, është liruar së fundi nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas dorëheqjes së dhënë një ditë më parë.
Lista e kandidatëve plotësohet me Sami Ahmetajn, për të cilin pritet të ketë po ashtu një prezantim të detajuar gjatë intervistimit publik.
Pritet që përzgjedhja e drejtorit të ri të spitalit në Prizren të pasohet me një vendimmarrje të rëndësishme për vazhdimësinë dhe zhvillimin e shërbimeve spitalore në rajon, duke marrë parasysh rolin kyç që ka ky institucion në sistemin shëndetësor të Kosovës./PrizrenPress.com/
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren