14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Katër shtëpi në Prizren rrezikohen nga rrëshqitja e dheut

Autoritetet lokale të Prizrenit, të hënën, kanë njoftuar se së paku katër shtëpi në fshatin Nepregosht rrezikohen nga rrëshqitja e dheut. Sipas tyre, gjendja në këtë lokalitet është serioze dhe kërkon një intervenim emergjent për evitimin e rrezikut ekzistues, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Katër shtëpi rrezikohen ende nga rrëshqitja e dheut si pasojë e reshjeve të shiut në fundjavë, dhe aty duhet një intervenim emergjent”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, teksa ka njoftuar kuvendarët e KK-së së Prizrenit se duhet të niset drejt këtij fshati bashkë me ekipin e inxhinierëve.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Haskuka ka dalë në terren bashkë me ekipin e ekspertëve. “Presim hartimin e projektit nga inxhinierët dhe Komuna bashkë me Qeverinë do të financojnë sanimin afatgjatë të kësaj situate”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka diskutuar për gjendjen e krijuar në fshatin Nepregosht, duke kërkuar që Ekzekutivi qendror të përfshihet në intervenim emergjent..

Më Shumë

Prizreni kërkon pikë jetike ndaj Tefik Çangës

Prizreni zhvillon sot një përballje të rëndësishme në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, ku pret në shtëpi Tefik Çangën. Takimi luhet sot, me fillim...

Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në...

Lajmet e Fundit