Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar një grup të të dyshuarve, me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., njofton Policia.
Dyshohet se ata kanë kryer në vazhdimësi katër vepra penale:
· Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së;
· Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse,;
· Detyrim ;
· Zjarr vënie.
Prokuroria dhe Policia kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme,përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka sekuestruar prova materiale të rëndësishme :
Një (1) automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR;
Dy (2) çelësa te automjetit “Range Rover”;
Dy (2) telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”;
Një (1) palë Dylbi, një (1) thikë patentë, pesë (5) pjesë të armës, si dhe një (1) fishek i armës;
Një Pushkë gjuetie me një palë dylbi;
Dy pushkë përsëritëse;
Një pushkë gjysmë automatike;
Një pushkë automatike – AK 47;
Pajisje për pastrimin e armës;
Një revolver;
Një pistoletë në formë të lapsit kimik;
Njëmbëdhjetë (11 ) fishekë të kalibrit të panjohur;
Një pushkë gjuetie;
Municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë;
Një palë dylbi me mbishkrimin “GPS – WIFI”;
Një granatë dore;
Një karikator me municion;
Gjashtë (6) Silenciator/shurdhues;
Tre (3) dylbi të armës;
Një karikator AK 47, si dhe 2 fishekë kalibër i panjohur;
Tre (3) sprej me mbishkrimin “NATO”;
Një Pushkë – M48 me 5 fishekë;
Një çantë dore me 9 paketime me fishekë të – AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë);
Një Karikator i armës – AK 47 me 4 fishekë;
Një gëzhojë e pushkës së gjuetisë;
10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura;
Një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur;
Një telefon VIKO;
Një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram;
Një pushkë automatike e tipit AK- 47;
Një pushkë gjuetie me ndriçim;
Tetë (8) fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”;
Një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë;
Një pushkë gjysmë automatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
Një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe;
Dy fishekë të pushkës së gjuetisë.
Të gjitha këto dëshmi janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale.