13.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

KDI: Asamblistët e Dragashit vetëm 64 pyetje për ekzekutivin

Komuna e DragashitInstituti Demokratik i Kosovës ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën e 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara për periudhën Korrik-Dhjetor 2014.

Sipas publikimit të KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Samidin Xheladini (LDK) me 11.8 %, Nexhat Isufi (BD) me 11.3 % dhe Kapllan Fetahu (LDK) me 9.0 %.”

Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë dhe janë vlerësuar me 0 % janë: Ymredin Fetahu (PDK) me 0.0 %, Shqipe Halili (LDK) me 0.0 % Melisa Sola (CDU) me 0.0 %, dhe Mersiha Memisi (CDU) me 0.0 %.

Gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit janë ngritur gjithsej 253 çështje prej të cilave 72 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 28 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 38.3 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e VAKAT dhe PDK-së me nga 15.4 përkatësisht 12.3 % të çështjeve të iniciuara ndërsa Samidin Xheladini (LDK) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 14.6 %, i përcjellë nga Kapllan Fetahu (LDK) dhe Nexhat Isufi (BD) me nga 9.9 % përkatësisht 9.5 % të çështjeve të përgjithshme.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë bërë gjithsej 64 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune prej të cilave 67 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 33 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Dragashit prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 32.8 % të pyetjeve të pasuara nga BD me 21.9 % të pyetjeve të përgjithshme. Në parashtrimin e pyetjeve anëtarë më aktiv kanë qenë: Nexhat Isufi (BD) me 21.9 %, Samidin Xheladini (LDK) dhe Zaim Hajredini (AKR) me nga 9.4 % të pyetjeve të përgjithshme.

Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Dragashit gjatë periudhës korrik-dhjetor 2014 ky institucion ka shqyrtuar vetëm Rregulloren për tatimin në pronë për vitin 2015. Ku krahas kësaj Velid Hadzisin nga (VAKAT) ishte anëtari i vetëm i cili ka propozuar inicimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Gjatë seancave të mbajtura në këtë periudhë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit treguan nivel të lartë të kulturës parlamentare duke mos përdorur në asnjë rast gjuhë e cila do të ishte fyese për ndonjë anëtar tjetër të këtij institucioni.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malishevës në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Fletënotimi për periudhën Korrik-Dhjetor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përmbytje në Vlashnjë

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Prizren, kanë shkaktuar probleme në disa zona të fshatit Vlashnjë, ku disa shtëpi janë përfshirë...

Duda Balje reagon përsëri pas shkarkimit të anëtarëve të partisë së saj nga postet qeveritare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar sërish pas shkarkimit të dy anëtarëve të partisë SDU, të cilën ajo e drejton, nga...

Lajmet e Fundit