16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

KEDS zëvendëson shtyllën, falënderon “PrizrenPress”-in

20150219_144826_resizedShtylla elektrka e rrënuar mbi dritare të shtëpisë është zëvendësuar në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Zyrtarja e KEDS-it në Prizren Syrmije Kika ka falënderuar “PrizrenPress”-in për raportimin e këtij problemi.

“KEDS- gjatë monitorimit të lajmeve të ditës së sotme, posa ka lexuar lajmin në portalin PrizrenPress për shtyllën e dëmtuar menjëherë ka lajmëruar ekipet të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërruar atë, që edhe ishte në listën e prioriteteve të KEDS”, njofton Kika.

20150219_144826_resized“Falënderojmë portalin “PrizrenPress” për bashkëpunimin dhe raportimin e rastit”.

“KEDS në muajt e fundit ka filluar me fushatën “Raporto Rrezikun” ne mediat sociale, ku pranohen rastet nga terreni dhe kemi hasur në bashkëpunim të mirëfilltë me konsumatorët”.

“KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë, por është i zotuar për ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar deri tani dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen”.

“Kjo punë është përshpejtuar më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve”.

“Luten të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të raportojnë problemet e ndryshme në rrjetin e shpërndarjes në numrat në vijim: 038 501 701 1000 dhe / ose 038 79 1000 dhe në email adresën [email protected]. Ju sigurojmë që të gjitha problemet tuaja t’i sanojmë në afatin sa më të shkurtër kohor, pasi që ekipet tona janë të pranishme gjithandej Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit