9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Fahredin Spahija në konkursin “Portrait Awards”

Fahredin Spahija-DhimbjaArtisti kosovar, Fahredin Spahija po e sfidon vetën me fotografë nga e gjithë bota në konkursin e hapur online që tashmë është i hapur dhe do të zgjasë deri më 2 mars. Vetë autori i fotografisë, që në këtë garë po prezantohet me fotografinë e një gruaje të moshuar ka thënë për KultPlus se ky konkurs po organizohet nga portali më i madh i fotogrfaisë në botë “Lens Culture”.

Sipas tij, deri sa të vjen koha që juria profesionale të merret me vlerësimet, kjo garë është në duart e përdoruesve të rrjetit social facebook, ku pëlqimet dhe shpërndarjet e kësaj fotografie mund të shkojnë edhe në favor të artistit në fjalë.

“Portreti me të cilin kam konkurruar në kategorinë: konkurrim me një portret, është realizuar në vitin 2007, gjatë rivarrimit te 12 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit”, ka thënë Spahija për KultPlus.

Sipas tij, në fotografinë që e ka emërtuar “Pain” (Dhembja) është motra e të rivarrosurit Malush Adem Spahiut.

“Me portretin e së cilës jam munduar të përfshijë dhe të paraqesë tërë dhembjen e shqiptarëve për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra familjarëve të tyre nga pushtuesi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë…”, ka shpjeguar Spahija.

Ndërkohë, juria profesionale është në përbërje edhe të artistëve prestigjioz si: Philipe Prodger, që punon për National Portrait Gallery në Londër, Deborah Dragon, Editore e fotografisë në revistën prestigjioze të Neë Yorkut, Rolling Stone Magazine, Natalie Matutschovsky, editore e fotografisë në TIME Magazine të New Yorkut,…

Ata që duan ta mbështesin këtë artist të Kosovës duhet të ndjekin udhëzimet e linkut të mëposhtëm.
https://www.lensculture.com/portrait-awards-2015

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM "Eko...

Lajmet e Fundit