Këngëtarët serbë kopjojnë klipin e Kidës, Butrintit dhe Ledrit

Tre këngëtarë serbë janë bashkuar për të sjell një projekt muzikor me titull ‘’Blef’’, i cili sipas të dhënave në Youtube rezultoi i suksesshëm.

Por videoklipi i saj nuk është origjinal pasi skenat e tij janë identike me ato të klipit ‘’Dale’’ nga Kida, Butrinti dhe Ledri.

Klipi është xhiruar në një fushë golfi dhe ka disa pjesë që duken të ngjashme.

Klipi nis me Mc Stojan që këndon në fushë, me shkopin e golfit në dorë, ashtu siç nis edhe klipi i këngës “Dale”, me Butrintin në fushë dhe me shkopin e golfit.

Më pas dy këngëtaret Teodora dhe Edita shfaqen në makinën e golfit, ashtu si Butrinti dhe Ledri.

Apo edhe pjesa ku Teodora këndon me Mc Stojan në sfond, ashtu si Kida me Butrintin.

Më pas të tre kërcejnë së bashku, me lëvizje thuajse të njëjta si Kida, Butrinti dhe Ledri.

ImageImageImage

 

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit