Kërcënohet Eqrem Kryeziu

Eqrem KryeziuKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është kërcënuar me sulm fizik nga dy antarë të partisë së tij. Kërcënimi ka ndodhur një ditë para përfundimit të hartimit të listës zgjedhore. Rasti i kërcënimit, ndërkaq ka kaluar sot në Prokurorin Themelore në Prizren.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha kofirmoi se dy persona janë arrestuar për kërcënim nga policia. “Dy persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për kërcënim të Eqrem Kryeziut”, tha Berisha. Sipas tij, policia pas lajmërimit të rastit i ka arrestuar dy të dyshuar. ”Rasti ka kaluar sot në Prokurorin Themelore në Prizren”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Burimet e portalit, bëjnë të ditur se të dyshuarit e kanë kërcënuar Kryeziun, pasi që kanë qenë të pakënaqur me mënyrën e përpilimit të listës zgjedhore të LDK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Lajmet e Fundit