Kërcënuesi i Alma Lamës dënohet me një vit burg

Alma Lama14Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka bërë me dije se personi që e kishte kërcënuar kohë më parë është dënuar me një vit burg.

Lama thotë se pas denoncimit të saj në Polici në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga Erion Dreshaj, Gjykata e ka marrë me seriozitet rastin duke e dënuar këtë person me një vit burg, dënim me kusht.

Ja njoftimi i Alma Lamës në Facebook:

“Ju kujtohet para ca kohesh nje kercenim me jete qe pata marre, nje nga kercenimet e shumta ne fakt, te cilin e kam denoncuar ne polici. Desha t’iu njoftoj se sot mora vendimin nga gjykata e cila e kishte dënuar me një vit burg, denim me kusht. E falenderoj gjykaten per trajtimin me seriozitet te ceshtjes, ndërkohë që disa raste te tjera kercenimesh shume te renda ndaj meje po presin ende ne prokurori.

Gjithsesi une do t’i ndjek deri ne fund, e ata qe kercenojne nese kane llogari te shkojne ne burg, le ta bëjnë prape.

Me poshtë po publikoj aktgjykimin”(sic). /Telegrafi/

Previous article
Next article

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit