Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit në Malishevë që dyshohet për dallavere në regjistrimin e automjeteve

 Besart Gashit, zyrtar në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Malishevë, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtare.

Ndaj Gashit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër. Gjate kësaj periudhe kohore te lartcekur, janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsejte 623 raste të regjistruara, me ç ‘rast , buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 (gjashtëmijë) euro”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, i dyshuari B.G., për të përfituar për vete, përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të tij. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 300 paragrafi 1 i KPRK-së. I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 08 korrik 2021”, thuhet më tej në njoftim.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit