5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kërkohet pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve me sëmundje të rënda

Në mungesë të ligjeve në Kosovë për pensionim të parakohshëm, mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të vijojnë punën.

Hulumtues të kësaj çështjeje vënë në dukje se kjo situatë krijon pasoja të dyfishta, si për mësuesit po ashtu edhe për procesin mësimor.

Në SBASHK dhe në MASHT kërkojnë krijimin e një ligji për pensionim të parakohshëm me 70 % të pagës, por një gjë të tillë nuk e ka lejuar Ministria e Punës.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Në Kosovë, janë 216 mësimdhënës të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. Pavarësisht sëmundjeve ata detyrohen të dalin në punë, pasi nuk mund ta braktisin atë sepse mund të mbesin përveç punës edhe pa paga.

Njëra nga këta mësimdhënës është edhe Xhevahire Krasniqi, arsimtare e lëndës së matematikës.

“Është shumë e vështirë të marrësh kimioterapi dhe të kthehesh në shkollë, mua më ka rastisë, në maj unë jam prek nga kanceri më është dashtë me intervenu dhe pas dy javës të dal në shkollë edhe kur u preka për herë të dytë ishte muaji prill, isha në mes të përfundimit, është kompensur përmes kolegëve mirëpo jo në mënyrën profesionale”, tha ajo për RTK.

Në hulumtimin e organizatës “Çohu” për këtë çështje thuhet se në mungesë të ligjeve për pensionim të parakohshëm, këta mësimdhënës ose duhet të vazhdojë punën ose duhet ta ndërpresin dhe ta përfitojnë pension invaliditeti prej 90 eurove në muaj, me kushtin që Komisioni Mjekësor i Ministrisë së Punës vlerëson se tek ai është shfaqur paaftësia e plotë 100 për qind për punë. Në këtë hulumtim vihet në dukje vazhdimi i procesit mësimor nga mësimdhënësit me sëmundje të rënda krijon pasoja të dyfishta si për mësuesit po ashtu edhe për procesin mësimor.

Kurse Besnik Boletini, nga “ÇOHU” ka shtuar, “ose duhet të marrin pension invaliditeti nëse konstatohet 100% që janë invalid, ose duhet të vazhdojnë punën ashtu, edhe pse shpesh mungojnë, ajo që është më e rëndësishmja nuk mund ta kryejnë punën e mësimdhënësit siç duhet dhe këtu pasojat barten tek nxënësit, sepse ka mësimdhënës që tash e 7 vite është në gjendje të rëndë , edhe sigurisht ata nuk mund të dhënë më të mirën e tyre për nxënësit”, tha ai.

Për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit dhe Inovacionit kanë kërkuar që këta mësimdhënës të jenë në pension të parakohshëm me pagesë prej 70 për qind të pagës.

Ndërkaq Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut thekson se “shteti ynë duhet të ketë në mos diçka tjetër duhet ta ketë ndjenjën e humanitetit, është dhunim i personalitetit të mësuesit të obligohet, espe as nuk ka qare pa shkuar në klasë, të obligohet të shkojë për ta mbrojtur pagën të shkojë në atë gjendje në klasë, kur nuk mund të jep asgjë”, tha Jasharaj.

Por nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Inovacionit thuhet se një gjë e tillë nuk është mundësuar nga Ministria e Punës.

“MAShTI ka kërkuar nga Komisioni për aprovimin e buxhetit komunal të arsimit që këta mësimdhënës të planifikohen në buxhet dhe të paguhen 70% të pagës. Por, Komisioni nuk e ka aprovuar këtë politikë, sepse kjo çështje është në kompetencën e MPMS”.

Mësimdhënësja Xhevahire Krasniqi kërkon që sa më parë të ketë një zgjidhje për këtë, që të paktën të trajtohet vetëm nga sëmundja që vuan e jo të stresohet edhe me mendimin se në atë gjendje duhet të vazhdojnë punën.

E nëse institucionet e Kosovës do të rregullonin me ligj, pensionimin e parakohshëm të mësimdhënësve më sëmundje të rënda, me 70 për qind të pagës, buxhetit të shtetit për një muaj, për këta 216 mësimdhënësi, do t`i kushtonte 88 mijë e 334 euro. Pensionimi i mësimdhënësve me sëmundje të rënda do të ishte 409 euro në muaj.

Më Shumë

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Lajmet e Fundit