Kurti: Qeveria hartoi një program që do t’ia transformojë jetën qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit të kabineti qeveritar të Kosovës, të mbajtur të shtunën në Prevallë, ku kanë diskutuar për programin qeverisës 2020-2023.

Kurti përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se Qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.

“Sot, Qeveria për të cilën Kosova votoi masivisht më 6 tetor dhe u zgjodh më 3 shkurt, hartoi një program i cili do të transformojë jetën e njerëzve. Investimet në arsim dhe ekonomi për të siguruar punë dhe reformë të gjyqësorit për të siguruar drejtësi janë prioritetet kryesore”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Twitter./21Media

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit