5.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Mars, 2025

Këshilli Drejtues i UPZ-së i gatshëm për secilin vendim të Gjykatës pas kallëzimit penal të studentëve

Një grup studentësh të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kanë iniciuar kallëzim penal për shkak të mandatimit të ushtruesit të detyrës së rektorit në këtë universitet, pasi që disa muaj ky universitet kishe vepruar pa personin në pozitën më të lartë.

Më 21 dhjetor të vitit 2018, Këshilli Drejtues i Universitetit, i përbërë nga 7 anëtarë, e që disa prej tyre janë parë si pjesë e partisë Nisma, kanë zgjedhur si ushtrues detyre të rektorit ish-dekanin e Fakultetit të Edukimit në universitetin “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj, raporton KTV.

Sipas përfaqësuesve të Parlamentit studentor, në këtë universitet, zgjedhja e Temajt është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, sepse mbledhja është mbajtur pa kuorum të mjaftueshëm, si dhe nuk është ofruar procesverbal për këtë mbledhje.

Këta studentë kanë mbledhur të gjitha faktet për t’i dërguar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit në formë të kallëzimit penal.

Studentët e universitetit të Prizrenit vitin e kaluar kanë protestuar dhe kanë ndërprerë edhe mbledhjet për mandatimin e ushtruesit të detyrës së rektorit.

Më tutje ata paralajmërojnë edhe masa të tjera nëse nuk zgjidhet asgjë me ligj.

Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarë të rektoratit të Universitetit të Prizrenit, por ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës me arsyetimin se nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe se përgjegjës është kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit.

Ata, nëpërmjet e-mailit, kanë thënë se studentët kanë të drejtë të protestojnë për çështje të studentëve, mirëpo zgjedhja e rektorit nuk është çështje studentore, por çështje e organeve të universitetit.

Ndërkaq, kryesuesi i këtij këshilli, Bedri Muhadri, ka thënë se e mirëpresin çdo vendim të gjykatës në lidhje me këtë, ani pse ai thotë se nuk kanë bërë asnjë shkelje pasi që procedurat për mandatimin e ushtruesit të detyrës së rektorit dallojnë me atë të zgjedhjes së rektorit.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit kanë konfirmuar se e kanë pranuar kallëzimin penal për rastin në fjalë dhe se i njëjti është duke u trajtuar nga Prokuroria.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit sërish harmonizon Planin për Parkun e Biznesit sipas kërkesës së MMPHI-së

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur të enjten, kanë harmonizuar vendimin për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona...

Çereku i tretë vendimtar, prishtinaset fitojnë në Prizren

Prishtina fitoi në “Sezai Surroi” të Prizrenit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:88 (25:22, 16:18, 6:29, 20:19) në javën e 15-të të...

THINK OF IT

Lajmet e Fundit