16.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kush (s) po e pastron borën në Prizren?

Lëvizja Vetëvendosje pas reshjeve të mëdha të borës në vend ka ndërmarrë aksion për të pastruar trotuaret nga bora në komunat që nuk i udhëheqin. Aktivistët e kësaj lëvizjeje në shenjë simbolike, duke pastruar rrugët nga bora në qytetin e Gjakovës dhe Fushë Kosovës, ka dashur të dërgojë mesazh udhëheqësve të këtyre komunave.

Vetëvendosje ka reaguar edhe për gjendjen e rrugëve në qytetin e Pejës.

Por, si qëndron situata ku Lëvizja Vetëvendosje qeverisë?

Në adresë të KALLXO.com kanë ardhur një numër fotografish nga qyteti i Prizrenit duke e treguar gjendjen e rrugëve. Sipas fotografive shihet se rrugët kryesore dhe ato më primare janë të pastruara në masë të konsiderueshme, ndërsa vështirësi kanë rrugët dytësore në këtë qytet.

Ilir Baldedaj, asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka thënë për KALLXO.com se gjendja e rrugëve kryesore sot është në gjëndje më të mirë, duke mos përfshirë zonat rurale në disa fshatra të zonës së Hasit.

“Është shumë interesant që VV në Prizren e ka kryetarin por as kryetari nuk ka qenë në Prizren gjendja ka qenë e rëndë deri sot në mengjes, rrugët kryesore sot janë më mirë. Lubizhda, Kushnini, Kabashi, Dedaj, Romaja, Lukinaj, Breg Drini, krajki, Gjonaj, Mazrreki, Kojush, Planeja Gorozhupi, Zym janë tërësisht të bllokuara nga bora. Banorët e këtyre fshatrave luten që të mos kenë nevojë për ndonjë rast emergjent sepse nuk kanë asnjë munedësi për të lëvizur nga fshati”, është shprehur Baldedaj.

Komuna e Prizrenit sot ka dalë me një komunikatë për gjendjen e rrugëve, duke thënë se rrugët në Prizren janë të kalueshme, ndërsa shton se është intervenuar edhe në zonat me pozitë të vështirë gjeografike.

“Pastrimi i rrugëve në Komunën e Prizrenit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Sipas raportimeve nga përgjegjësit në terren bëhet e ditur se është intervenuar edhe në rrugët e fshatrave që janë vlerësuar me gjendje më të vështirë për shkak të pozitës gjeografike”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, në krahasim me ditën e djeshme në qendrën e thirrjeve “Alo, Komuna!”, sot ka pasur kërkesa minimale për ndërhyrje nga kompanitë kontraktuese.

Për të qenë shërbimi më efikas ndaj qytetarëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike, përveç kompanive të kontraktuara nga Komuna, ka angazhuar edhe një tjetër kompani shtesë për përforcim në rajonin ku përgjegjëse është kompania “Ekoregjioni”. “Pas pastrimit të rrugëve kryesore dhe rrugëve të vlerësuara si më emergjente është duke vijuar pastrimi i rrugëve dytësore dhe i trotuareve”, thuhet në komunikatë

Aër Kishës Katolike
Aër Kishës Katolike

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit