6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Tualetet e QKMF-së në Malishevë në gjendje të mjerueshme (Video)

Pacientët që shërbimet mjekësore marrin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, po përballen me kushte të mjerueshme të tualeteve. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, thotë se renovimi i gjithë objektit do të bëhet në pranverë

Gjendje e mjerueshme e tualeteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, shpreson se ne gjate mujorin e pare te këtij viti do te rregullohet dëmtimi i nyjeve sanitare.

Ai thotë se Komuna e Malishevës ka ndarë buxhet për renovimin e tërësishëm të QKMF-së.

“Sa i përket renovimit të gjithë QKMF-së dhe banjës së kësaj qendre, ne kemi buxhetin e ndarë për këtë institucion, në veçanti për shërbimet e personave me nevoja të veçanta”, deklaroi Nuhi Morina.

Këtë e konfirmoi edhe Drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Liridon Hoti.

“Kam para vetes buxhetin e Komunës së Malishevës për vitin 2019. Aty parashihet renovimi i QKMF-së. Renovimi do të përfshijë pikërisht nyjet sanitare dhe banjot e QKMF-së”, deklaroi drejtori i Shëndetësisë në Malishevë Liridon Hoti.

Komuna ka ndarë rreth 150 mijë eurot të cilat do të shkojnë në renovimin e tërësishëm të QKMF-së si dhe për pajisjen e objektit me aparatura të reja. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit