7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Këshilli i Drejtorëve në Malishevë diskutoi ecurinë projekteve dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku temë diskutimi ishin ecuria e realizimit të projekteve, apo investimeve kapitale, si dhe zbatimi i masave mbrojtëse në raport me pandeminë me COVID-19.

Me këtë rast, drejtorët e drejtorive përkatëse, kanë raportuar për ecurinë e realizimit të projekteve, si dhe me sfidat që këtë vit janë duke u përballur për shkak të pandemisë, sepse janë shënuar vonesa të mëdha gjatë muajve mars, prill dhe maj, dhe si pasojë disa projekte janë vonuar në realizim, kryesisht projektet dy vjeçare.

Po ashtu në këtë mbledhje, është diskutuar edhe për zbatimin e masave mbrojtëse në raport me pandeminë me COVID-19. Edhe pse Malisheva nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus, zbatimi i masave mbrojtëse dhe i të gjitha rekomandimeve dhe vendimeve të institucioneve përgjegjëse, është obligative.

Kryetari Begaj, për të dy temat e diskutuara, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, angazhim maksimal, si në realizimin e projekteve, ashtu edhe në zbatimin e masave mbrojtëse. Për këtë të fundit, kryetari Begaj, ka urdhëruar mbajtjen e detyrueshme të maskave për të gjithë stafin e administratës, si dhe për të gjithë ata që duan të kryejnë shërbime brenda komunës.

Edhe me këtë rast, u kërkua që edhe të gjitha bizneset private ti zbatojnë masat, me theks të veçantë sektori i gastronomisë, si dhe u kërkua angazhim edhe më i madh nga ana e inspektoratit, që të mbikëqyr zbatimin e këtyre masave.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

Lajmet e Fundit