Kështu është dekoruar Prizreni, për festat e fundvitit (Foto)

Prizreni është dekoruar për festat e fundvitit.

Dekorimit përcjell tek qytetarët një mesazh të veçantë dhe gjithëpërfshirës.

“Elementet ndriçuese që dominojnë janë yjet dhe siluetat që vallëzojnë:dashuria, optimizmi, gëzimi e lumturia janë thelbi i jetës së secilit prej nesh. Ajo çka na bashkon e na bën njëlloj është vlerësimi për njëri tjetrin, për ekzistencën”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit”.

“Figurat e ndritshme që vallëzojnë, të ilustruara në teknikën e artistit të famshëm Pablo Picasso, i gëzohen jetës dhe shumëllojshmërisë së saj. Ato festojnë prezencën e çdo gjëje që frymon”.

“Gjersa ne vallëzojmë vallen e jetës, yjet sipër nesh, si burim i pashtershëm i energjisë, ndriçojnë ditët e netët tona pa pushim, duke na bashkuar të gjithëve nën qiellin e pafund”.

“T’i gëzohemi shumëllojshmërisë, t’i gëzohemi jetës.’” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit