19.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Tetor, 2022

28-vjet LDK, kryetarët e Degës në Dragash nga themelimi deri tani

U  mbushën njëzet e tetë vjet që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu me bashkëpunëtor po merr pjesë në këtë ngjarje.

LDK në Dragash që nga themelimi ka pasur deri më tani pesë kryetarë dhe ata janë: Vahidin Halili, Halim Shemsedini, Abaz Qazimi e Fatmir Mehmeti dhe Selim Kryeziu raporton Opoja Sot.

Selim Kryeziu në ceremoninë e LDK-së

Historiku
Gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në Jugosllavi, në republikat perëndimore të ish-Jugosllavisë fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike. Përderisa në pjesët tjera të ish-Jugosllavisë u krijuan disa shoqata politike, në Kosovë në shtator dhe tetor të 1989-ës një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh fillojnë të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një lidhje.

Nisma për themelimin e një partie në këtë sistem, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi,Ali Aliu, Ibrahim Berisha,Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë. Kjo nismë u përkrah dhe u nxitu nga intelektual të kohës si Ibrahim Rugova, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e partisë. Ky Këshill nismëtar takohej herë pas here dhe bisedonte për konturat e ardhshme të partisë. Pa marrë parasysh vështirësitë e fillimit dhe ato të kohës, u vendos që në punën e mëtutjeshme të themelimit të partisë të përfshiheshin edhe intelektualë të tjerë, të guximshëm për veprim në rrethana e shkatërrimit të Jugosllavis.

Kështu, në listën e nismëtarëve u gjendën edhe Fehmi Agani (që dha ndihmesë të konsiderueshme për versionin përfundimtar të tekstit të Programit të partisë), pastaj aktivistët Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi, Zenun Çelaj, Jusuf Bajraktari, Mustafë Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, për t’u forcuar, më në fund, me akademikët dhe shkencëtart si: Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Dervish Rozhaja, Anton Çetta dhe Zekiria Cana (Këta dy të fundit ishin të angazhuar në projektin Pajtimi i Gjaqeve).

Bërthama e Këshillit nismëtar, e përbërë prej njëmbëdhjetë vetash, u mblodh disa herë gjatë tetorit dhe nëntorit. Takimet duhej të dukeshin “spontane”, andaj shumica e tyre mbaheshin në ëmbëltoren “elida” në Qendrën e Rinis “Boro-Ramizi”.

Ndërkohë, nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta të Programit të partisë si dhe statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herë ua parashtroi anëtarëve të bërthamës të Këshillit nismëtar përmbajtjen e Programit dhe të Statutit, duke e plotësuar atë me vërejtjet dhe propozimet që i jepeshin nga njëmbëdhjetëshja, si dhe të tjerët që konsultoheshin. Në javët e para të dhjetorit versioni i programit ishte i gatshëm dhe ai u miratua. Mbetej për t’u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes së kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kishte propozime të ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjëherë në heshtje, deri tek ata që duhej shtyrë pas vitit të ri. Rrethanat përnjëmend ishin të tensionuara, ngase nuk dihej se si do të reagonte pushteti i atëhershëm partiak, i cili ishte në shkatërrim e sipër. Pas shumë shqyrtimesh, u caktua data – 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunë./opojasot/

Më Shumë

Mes vërshimeve e varfërisë, bujku nga Krusha e Rahovecit: Kam humbur 20 mijë euro nga përmbytjet

Në rrugën kryesore që të dërgon nga Gjakova për në Prizren, udhëtarët kalojnë përmes fshatit Krushë të Rahovecit. I njohur për bujqit e devotshëm,...

Hendboll, Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri të dielën është luajtur derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në...

Lajmet e Fundit