Këta janë 8 ish-deputetët e PDK-së që s’do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës sipas rezultateve të deritanishme pritet t’i ketë 24 deputetë. 16 deputetë do të jetë meshkuj, kurse 8 deputete femra.

Në mesin e 16 deputetëve meshkuj, veç 6 prej tyre kanë fituar sërish mandatin kurse 10 të tjerë janë deputetë të rinj (disa prej tyre kanë qenë ministra në qeverinë “Haradinaj”.

Ndërsa janë saktësisht 8 ish-deputetë të kësaj partie që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së VII-të të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Ata janë: Xhavit Haliti, Avdyl Salihu, Andin Hoti, Fadil Beka, Hajdar Beqa, Rafet Rama, Zenun Pajaziti (nuk ka qenë pjesë e listës në garë zgjedhore) dhe Nait Hasani (është emëruar ambasador në Shqipëri, nuk ka qenë pjesë e listës në garën zgjedhore).

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit